Vetëvendosje nis garën e brendshme për kryetarë komunash

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përcaktimin e kandidatëve për kryetar komune dhe për asamble për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në një konferencë për media kjo parti ka bërë të ditur se nga java e ardhshme secila komunë do të ketë të drejtë të paraqes kandidatin e saj për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale.

Kryetari i Komisioni Zgjedhor në këtë proces Nol Nushi ka thënë se procesi do të jetë demokratik.

Ai ka thënë se secili kandidatë për kryetar komune por edhe për asamble do të t’i nënshtrohet votimit të secilit anëtarë të VV-së.

“Ky proces në VV është tepër demokratikë krahasor nga partitë tjera. Nga jave ardhshme secila komunë do të ketë të drejtën të përcaktojë kandidatët për kryetar dhe asamble”.

“Për tu zyrtarizuar një kandidatë për kryetar komune do të kalojë në filtrin e secilit anëtarë të Vetëvendosjes, është shprehur ai, përcjell lajmi.net.

Nushi ka thënë se kjo parti e cila në zgjedhjet nacionale ka shënuar një fitore të madhe është e gatshme për të bërë ndryshimin edhe në nivelin lokal sikur se në Prishtinë

“Jemi të gatshëm dhe më të fortë që ndryshimi që ka ndodhur në Prishtinë të ndodh edhe në komunat tjera”, ka thënë Nushi.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.