Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat

Ishte rreth 15 vjeç kur iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ndihet i turpëruar me atë që ndodhi pas luftës në emër të UÇK-së.

Është ky Kushtrim Zeka nga fshati Pataqan i Rahovecit. Ai rrëfen për Tribuna Channel se nga fshati i tij pjesë e luftës së UÇK-së ishin vetëm pesë veta, ndërsa tash – me blerjen e statusit të veteranit në lista – figurojnë rreth 100 persona.

Ai e fton publikisht Prokurorinë që të merret me hetimin e rasteve ngase, siç thotë ai, i dinë me emër e mbiemër personat që e blenë statusin e veteranit të luftës.

Zeka thotë se është padrejtësi që në listat e veteranëve u futen njerëz që kontribuuan me bukë e ujë dhe u bënë pjesë e veteranëve e invalidëve të luftës.