Vetëm iftari i ndalon këta punëtorë (FOTO)

Punëtorët që gërmojnë tunelin Yeni Zigana në verilindje të Turqisë janë duke punuar në tri ndërrime në mënyrë që të përmbushin afatet e përcaktuara në kontratë, ndërsa gjatë muajit të agjërimit ndërpresin punën vetëm gjatë iftarit që sa më shpejtë të përfundojnë rrugën e rëndësishme nëpër të cilën dikur ka kaluar Rruga e Mëndafshit.

Bëhet fjalë për tunelin i cili lidh qytetet Gumushane dhe Trabzon, dhe është i gjatë 14,5 kilometra, që njëherësh e bën njërin nga “tunelet njëtytëshe”, më të gjata në botë, dhe do të lidhë verilindjen e Turqisë me Kaukazin dhe Iranin.

Në ndërtimin e tunelit punojnë 350 punëtorë nga e gjithë Turqia, të cilët përveç të qenurit larg familjeve të tyre, përballën me një punë të rëndë gjatë Ramazanit.

Menaxheri Cenk Balmumcu për Anadolu Agency (AA) se punëtorët e tij agjërojnë ndërsa për kushtet e punës tha se nuk dallojnë më ato jashtë Ramazanit.

“Jemi të vetëdijshëm se është e vështirë prandaj dhe shfaqim një tolerancë të caktuar. Para dhe pas iftarit, kemi nga një orë pushim, kur shuhen makinat duke lënë njerëzit të rikuperojnë forcën. Së bashku bëjmë iftar sepse familjet i kemi larg, prandaj jemi bërë një familje e madhe”, tha Balmumcu për AA.

Punëtori Ramiz Yalcin tha se e ka të vështirë ndarjen nga familja, sidomos nga fëmijët, por se është i vetëdijshëm se duhet të punoj. “Me padurim presim Bajramin kur përsëri do të jemi bashkë me familjet që janë duke pritur”, tha Yalcin për AA.

Edhe Badirhan Karagoz nga Kayseri tha se e ka të vështirë ndarjen nga familja, por shtoi se Ramazani me miqtë dhe kolegët në vendin e punës është i veçantë.

Ramazani dhe puna, vetëm iftari i bën të ndalin punën e gërmimit të tunelit