Vështrim kritik në qasjen e 7 marsit (VIDEO)

Jo që mësuesit nuk meritojnë të trajtohen në mënyrën më të mirë, të lartësohen në gradën më lartë, jo që nuk meritojnë urimet më të sinqerta që dalin nga brendia e zemrës e thellësia e shpirtit por sot unë dua të shkruaj për një realitet në të cilën fakti i të qenurit mësues është i barabartë me një vështirësi e nivelit të rrezikshëm e cila herë pas here mund të shndërrohet edhe në rrezik për jetë!

Nuk po shkruaj as për mësuesit e ndonjë shteti të Afrikës , as të lindjes së mesme apo të largët por po shkruaj për mësuesit dhe sfidat e tyre pikërisht në “Maqedoninë tonë ” që pretendon të bëhet europiane apo në fakt që luan rolin e tillë.

Këto fotografi nuk janë shkrepur në garën Paris -Dakar, as nuk janë pjesë e ndonjë filmi aksion, por janë fotografi reale që kolegët tuaj përjetojnë çdo ditë vjeshte dimri por edhe pranvere

Këto pamje janë vetëm një pjesë e asaj që mësuesit e fsh. Llukarë (Likovë ) përjetojnë gjatë rrugës për të shkuar në punë .

Çdo ditë paraqet në rrezik në vete një sfidë e veçantë sepse rreziku i përballjes me të papriturën është në çdo moment ( ashtu siç ndodhi edhe dje kur për pak çaste mund të shendrrohej në ndonjë tragjedi ).

E po dua të cekë edhe një fakt sepse është i rëndësishëm, këta mësues janë të vetmit në shtet që shpenzimet e rrugës i paguajnë nga xhepi i tyre e ku shifrat sillen rreth 100 eu në muaj që i bie diku 1/4 e pagës .

Ky është realiteti i disa mësuesve në vendin tonë ku motrat tona i lënë familjet e tyre , fëmijët të vegjël që më së shumti ju mungojnë nënat e tyre , dhe nisen në rrugëtimin 3 orësh për të shpërndarë dituri dhe për tu përballur me lloj lloj rreziku gjatë rrugës që i ngjan një kohe mesjetare.

Nuk do të drejtor kritika ndaj askujt nuk do të drejtoj gishtin te fajtorët por do e lë në ndërgjegjen e secilit që ka mundësi të bëjë diçka në këtë drejtim dhe nuk bëjnë , lëreni pak anash agjendën eurointegruese , lëreni për pak kohë në pushim çështjen e emrit të shtetit , kthehuni realiteti të hidhur që bashvendasit tuaj e kalojnë çdo ditë dhe reflektoni , reflektoni sa keni mundësi për të reflektuar sepse një ditë do të jetë vonë !

Urime festën e 7 marsit mësues , njerëz të dijës , diturisë por më shumë të sakrificës !