Veseli: Tërhiqem si kryeparlamentar nëse VV e voton Qeverinë Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër.

Veseli ka thënë se krejt këtë do ta bëjë vetëm për të mos i sjellë vendit krizë politike…“Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë”, ka thënë Veseli në një intervistë në RTK.

“Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnhjëherë”, është shprehur Veseli.

“Por për hir të interesave qytetare dhe për t’i demaskuar njerëzit e tillë, unë do ta ofroj një kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të kuvendit, dhe të njëjtën kohë të njëjtën ditë ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar”, ka deklaruar kreu i PDK’së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në emisionin “Monitor” në RTK, deklaroi se PAN ka emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, të cilin do ta paraqesë gjatë seancës së radhës.

“Nesër do ta ofroj një kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe po të njejtën ditë do ta votojmë Qeverinë Haradinaj, që të mos vonohemi”.Veseli gjithashtu tha se nuk do të lejojnë të ndodhë krizën politike.“Nuk do të lejojmë krizë politike, dhe nuk do ta lëmë që asnjë individ dhe parti ta mbaj Kosovën peng”./Mesazhi/