Veseli prezanton Kosovën në Forumin Botëror të investitorëve në Turqi

Kadri Veseli është duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve “World Bussines Angels Forum” në Turqi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve “World Bussines Angels Forum” në Turqi.

Veseli do të prezantojë potencialin për investime të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorëve të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve global G20.

Në këtë forum i cili mbahet sot në Stamboll, marrin pjesë liderë politik të veneve të ndryshme të Europës.

Në këtë forum Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidentja e Kroacisë Kolonda Grabar – Kitaroviq do të jenë folës kryesorë.