Veseli: E di arsyen se pse shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se ai e di arsyen se pse kosovarët janë të zhgënjyer nga politika.

“Unë e di arsyen pse shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika. E di edhe përgjigjen. Na duhet përfundimisht një kod i ri në politikë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.