Veseli: Boletini s’do t’i mungojë më 28 Nëntorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, homazhet e tij për 28 Nëntorin i ka filluar prej varrit të Isa Boletinit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se sot është një ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.

Sot, sipas Veselit, zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njësoj.

“Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të shekullit 20, kodrës së Boletinit i ngjiteshin sa e sa burra.

“Vinin nga të katër anët e Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Vinin për të kuvenduar me tribunin popullor për fatet e atdheut, në një kohë të zymtë dhe plot rreziqe për kombin”, ka shtuar ai.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ne e dimë, që ata bënë më të mirën për vendin e tyre, edhe pse rrethanat e kohës ishin shumë të vështira.

“Sot, ne ngjitemi përsëri kësaj kodre, për të nderuar kujtimin e tyre”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se vijmë, njëkohësisht, në këtë vend të shenjtë për kombin tonë, që të shprehim vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve tanë, përkushtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë, për bashkëpunim dhe respekt reciprok, si dhe për demokraci dhe ecje të përbashkët në rrugën e integrimit evropian.

Kreu i Kuvendit ka thënë se sot sfidat tona nuk janë më sfida të luftës, por të paqes.

“Janë sfida për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe për ta zhvilluar ekonominë.

Kryeparlamentari Veseli homazhet e tij për 28 Nëntorin i ka filluar prej varrit të Isa Boletinit 1