Vërshime në Serbi, shikojeni çfarë ka ndodhur në Luçani, Kralevë e Novi Pazar

Sasitë e mëdha të shiut kanë bërë që shumë vendbanime në Serbi të vërshohen, ndërsa në komunën Luçani fshati Viça është tërësisht nën ujë, ndërsa banorët janë evakuuar. 

Gjendje e jashtëzakonshme mbretëron edhe në Kralevë, ku gjatë natës kanë rënë mes 30 e 60 litra shi për metër katror. Në disa vende është ndërprerë edhe energjia elektrike dhe uji po hyn edhe nëpër shtëpi.

Shiu i cili po bjen pa ndërprerë tash e 15 orë në territorin e komunës së Tutinit ka shkaktuar vërshime në shumë lokacione në qendrën e ngushtë të qytetit, ndërsa rruga lokale Tutin-Shkëmbi i Mehos është e pakalueshme për shkak të dajes nga shtrati të lumit Vidrenjak.

Ngjashëm është edhe në Novi Pazar, ndërsa meteorologët kanë bërë të ditur se në këto dy komuna kanë rënë 90 litra shi për metër katror, ndërsa të reshura janë paralajmëruar edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, transmetojne mediet serbe.