Veriorët të gatshëm për ta pritur presidentin e Serbisë

Mitrovica e Veriut është në pritje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili raportohet se tani ka mbërritur në Kosovë.

KTV ka realizuar një fotografi ku shihet se është ndërruar flamuri pranë objektit ku është vrarë Oliver Ivanovic, selia e partisë së tij.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pritet që pas qëndrimit në manastirin në Banjskë, të shkojë për homazhe aty ku u vra Ivanoviq.

“Një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur afër vendit ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të mbërrijë në orën 12:00 për homazhe. Përndryshe masa të shtuara sigurie ka në gjithë pjesën veriore”, raporton KTV.

Kjo është agjenda e Vuçiqit sot:

Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, më pas në orën 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë./koha.net