Vendoset një rekord i ri në Ligën e Kampionëve

Një rekord i ri është vendosur në Ligën e Kampionëve.

Atalanta me një fitore 0-3 në udhëtim te Shakhtar Donetsk, ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kalimi i Atalantës, ka bërë që për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, të 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, të vijnë nga pesë ligat kryesore të Evropës.

Pesë ligat kryesore të Evropës përfshijnë Premierligën, La Ligan, Serie A, Bundesligën dhe Ligue 1.

Këto liga kanë rritur ndikimin absolut në Evropë, sa që do të jenë të vetmet që kanë arritur të kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të bëjë që faza tjetër në garën elitare për klube në Evropë, të jetë shumë interesante./Lajmi.net/