Vendosen detektorët në Kuvend

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, siç raportojnë mediat, janë vendosur detektorët në sallën e Kuvendit. Kjo masë sigurisht që po bëhet për të parandaluar futjen e gazit lotsjellës brenda sallës së seancës.

Të gjitha këto masa vijnë pasi deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur tri herë gaz lotsjellës, vetëm gjatë ditës së sotme.

Kuvendi i Kosovës, përkatësisht deputetët e tij janë duke tentuar që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cila është kundërshtuar nga Vetëvendosje.

Ndërkohë është raportuar edhe për arrestim të deputetëve që kanë hedhur gazin lotsjellës, është bërë largimi i gazetarëve si dhe “rrëzimi” i kamerave.