Vendos Haradinaj: Edhe zëvendëskryeministrat me këshilltarë

Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt në mëngjesin e sotëm, u morën disa vendime.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe për transfere dhe rialokime të organizatave buxhetore për vitin 2017.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se me këtë vendim janë bërë edhe harmonizimi i pagave dhe mëditjeve të nivelit qendror

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e së premtes së qeverisë, gjithashtu mori vendim që të përkrahë shoqatën e malazezëve me 16 mijë e 800 euro.

Veç këtyre, shefi i qeverisë kosovare tha se në bazë të pikës 3.1 të një vendimi, shtohen edhe disa zyrtarë tjerë.

Secili zëvendëskryeministër do ta ketë edhe nga një këshilltar.

“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha Ramush Haradinaj.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme doli vendimi që Haradinaj kishte marrë për rritjen e pagave, duke nisur nga vetë ai.

Haradinaj kishte vendosur që ta shpërblente veten me pagë 2 mijë e 950 euro, zv/kryeministrat dopaguehn me 2 mijë e 500 euro në muaj, kurse ministrat me nga 2 mijë euro.