Vedat Muriqi, golashënuesi më i mirë në Turqi

Vedat Muriqi ka rrëmbyer pozitën e parë në listën e golashënuesve më të mirë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës realizoi dy gola të bukur në fitoren 5:2 të Fenerbahces kundër Genclerbirligi.

Tani, sulmuesi i Kosovës kryeson renditjen e golashënuesve, me nëntë gola të shënuara, shkrua lajmi.net.

Numër të njëjtë të golave kanë edhe Adis Jahovic dhe Papiss Cise.

Renditja e golashënuesve në Superligën e Turqisë:

Vedat Muriqi – 9 gola

Adis Jahovic – 9 gola

Papiss Cisse – 9 gola

Alexander Sörloth – 8 gola