Vedat Muriqi flet pas paraqitjes së mbrëmshme

Sulmuesi i Fenerbahce, Vedat Muriqi tashmë lirisht mund të thuhet se është i pandalshëm dhe në formën jetike të karrierës së tij.

Ylli kosovar ishte një nga më meritorët për fitoren e skuadrës së tij në udhëtim te Denizlispor 1-2 në ndeshjen për Superligën turke, ku ai realizoi njëherë.

25-vjeçari ka thënë se nuk është e rëndësishme goli për të, por fitorja e skuadrës, shkruan lajmi.net.

“Denizlispor kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”, u shpreh Muriqi.

“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”.

“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, theksoi mes tjerash sulmuesi i Kosovës.

Sulmuesi 25 vjeçar këtë edicion në tetë paraqitje ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe një asist.