Vdes punëtori i ‘Sharrcemit’ pasi ra nga 40 metra lartësi

Raportohet se një punëtor i kompanisë ‘Sharrcem’ ka vdekur si pasojë e rënies nga një lartësi prej 40 metrash.

Faqja ‘S’je kaçanikli’ në FB, ka njoftuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që Periskopi do t’iu informojë sërish me më shumë detaje:

“VDES NJË PUNËTOR NË HAN TË ELEZIT, BIE NGA FABRIKA SHARRCEM. Një punëtor i Kompanisë së çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit ka vdekur si pasojë e rënies nga një lartësi prej 40 metrash. Ishte shtetas i Shqipërisë”, njofton kjo faqe ne fb.