Vdes personi i katërt në aksidentin e Mramorit

Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë në fshatin Mramor, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër, ndërruan jetë në QKUK.

Gjithashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar.

Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, Prokurori i shtetit etj.

Me vendimin e Prokurorit, katër  trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore.