Vdes njëri nga të aksidentuarit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë, fillimisht Policia e Kosovës kishte raportuar se katër persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Mirëpo më vonë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Në aksident raportohet të kenë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obdukson ndërsa i dyshuari në mbajtje.

SHPËRNDAJE