Vdes një person, lëndohen disa të tjerë në një aksident në Gjilan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa minutave në Gjilan, përderisa kanë mbetur të lënduar edhe disa persona të tjerë.

Siç është bërë e ditur nga Policia e rajonit të Gjilanit, aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë apo saktësisht në fshatin Bresalc

Personi që ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti njoftohet të jetë një 30 vjeçar.

“Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II. Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, thuhet në komunikatën për media.