Vdes në spital gazetari italian, u plagos nga sulmi terrorist në Strasburg

Ka ndërruar jetë në spitalin e Strasburgut gazetari Italian Antonio Magalizzi.

Ai u plagos rëndë gjatë sulmit tërrorist të 3 ditëve më parë në një treg Krishtlindjesh në Strasburg,  ku humbën jetën 3 persona të tjerë.

29-vjeçari italian Antonio Magalizzi punonte si gazetar në një radio europiste pranë botës universitare. Ai kishte mbërritur në Strasburg për të ndjekur punimet e europarlamentit.

Një ditë ma parë policia franceze ekzekutoi atentatorin e këtij sulmi terrorist Cherif Chakatt.