Vdes në QKUK gruaja që ishte rrahur nga burri

Në QKUK ka ndërruar jetë një grua e e cila ka qenë duke u trajtuar pas lëndimeve që ka pësuar pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Rasti kishte ndodhur në Pejë më 17 nëntor, ndersa nga ajo kohë gruaja gjendej e shtrirë në QKUK në gjendje të rëndë. Ngjarjen e kanë konfirmuar zyrtart policorë për Klan Kosovën.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion. Policia nuk i ka bërë me dije detajet e rastit.