Vdes në aksident të dyshimtë një nga të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit

Një gazetë turke ka raportuar se një nga të dyshuarit e përfshirë në zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi vdiq në një aksident “të dyshimtë me makinë” në Riad.

Mashal Saad Al-Bostani, një nëntoger 31-vjeçar i Forcave Ajrore Saudite, ishte një nga 15 agjentët sauditë të cilët ishin përfshirë në operacionin për të vrarë gazetarin e Washington Post.

Al-Bostani, i cili ishte në konsullatën saudite në Stamboll, kur Khashoggi hyri në të, vdiq në një aksident trafiku në Rijad, sipas disa gazetave turke. Megjithatë, njësitë e lajmeve nuk ofruan detaje të aksidentit.

Ai është identifikuar si një nga disa anëtarë të ekuipazhit të vrasjes që ka pasur lidhje me princin e kurorës Mohammed Bin Salman. Më parë gjatë javës, New York Times raportoi se katër nga vrasësit e dyshuar ishin lidhur nga dëshmitarë direkt me ekipin e sigurisë së Princit të Kurorës.

Nëse raportet e vdekjes së papritur të Al Bostanit dalin të jenë të vërteta, kjo do të përfaqësojë një kthesë tjetër dramatike në vrasjen e Khashoggi dhe do të ngrejë shqetësime të mëtejme.

Një komentues politik i cituar nga Daily Turkish Hürriyet pohoi se konsulli i Stambollit i Arabisë Saudite, Mohammad Al-Otaibi mund të ishte “ekzekutimi i ardhshëm”, pasi Princi i Kurorës sipas Abdulkadir Selvi “do të bënte cdo gjë për të zhdukur provat”.