Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

Gazetari dhe analisti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë të Rexhepit.

Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Aktualisht ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së gazetarit të njohur.

Ai vite më parë ka lënë funksionin e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit.

Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.