Vdes 67 vjeçari – i bie copa e xhamit në kokë

Një 67 vjeçar ka humbur jetën pasi një copë xhami ka rënë mbi të për shkak të erës së fortë, që në disa zona ka arritur deri në 102 km/h sipas Meteoalb-it.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës në Shqipëri.

Copa e xhamit ka rënë nga një pallat si pasojë e fuqisë së erës dhe fatkeqësisht 67 vjeçari ishte duke kaluar në rrugën poshtë saj.

Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.