Vdekja e miliarderit, dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave


Dy oficerë burgu, të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Dy oficerët akuzohen për falsifikim të regjistrave natën kur Epstein vdiq, ose siç është thënë deri më tani, u vetëvra. Lidhur me këtë çështje, avokati amerikan për rajonin jugor të Nju-Jorkut, Geoffrey Berman, ka thënë se dy oficerët e identifikuar Tova Noel dhe Michael Thomas, nuk kontrolluan Epstein-in çdo gjysmë ore dhe falsifikuan regjistrat për të mbuluar pakujdesinë e tyre.

 “Siç pretendohet, të pandehurit kishin për detyrë sigurimin e të burgosurve federalë nën kujdesin e tyre, në Qendrën Metropolitane të Rehabilitimit. Përkundrazi, ata në mënyrë të përsëritur dështuan të kryejnë kontrolle mbi të burgosurit dhe gënjyen zyrtarisht për të fshehur shkeljen e detyrës”,- deklaroi avokati.

Dy oficerët të cilët ishin përgjegjës për të kontrolluar Epstein gjatë kohës që qëndronte në burg, u dorëzon mëngjesin e sotëm.