Vazhdon numërimi i votave me postë, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit të votave janë duke u numëruar votat që kanë ardhur me postë për zgjedhjet e 6 tetorit.

KALLXO.com po monitoron numërimin e këtyre votave.

Deri në orën 12:55 janë numëruar 2 mijë e 291 vota nga diaspora.

Nga këto vota, prin Lëvizja Vetëvendosje me 811 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 484 vota, dhe Partia Demokratike e Kosovës me 422 vota.

Nisma Socialdemokrate ka marrë 188 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD 268 vota.

Vota një shifrore kanë marrë edhe partitë nga komunitetet.