Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare (Foto)

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike.

Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare shetisin dhe i përdorin ato edhe gjatë fundjavës.

Një foto e dërguar nga një qytetar, tregon një veturë zyrtare në qytetin e Ferizajt këtë të diel.

Më herët, ministri kanë marrë vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës, megjithatë përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të punonjësve të institucioneve të Kosovës mbetet në nivel të lartë.