Vazhdojnë sulmet në Alepo, raportohen edhe më shumë viktima

Ne nje kohe qe SHBA dhe Rusia vazhdojnë te përplasen per bombardimet ne Siri, banoret e Alepos po përballen me situate dramatike. Edhe gjate natës sulmet ajrore ne veri te qytetit nuk janë ndalur dhe Observatori Sirian per te drejtat e njeriut raporton per dhjetëra viktima, mes te cilëve edhe fëmije.

Fushata ajrore vijon nga forcat qeveritare, veçanërisht ne zonat qe mbahen ne kontroll nga rebelet. Sipas dëshmive, gjate orëve te natës bombardimet intensifikohen dhe përdoren te gjitha llojet e armeve, përfshire edhe bombat thërrmuese. Këshilli i Sigurimit u mblodh serish me urgjence per te diskutuar per tragjedinë siriane, por te gjitha takimet nuk kane sjelle asnje rezultat pozitiv.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kane akuzuar Rusinë per krime lufte dhe sulme barbare. Me gjuhe te ashpër foli ambasadorja e SHBA ne OKB Samantha Power, e cila tha se “ne e dimë qe ne Siri Rusia vazhdimisht tjetër gje ka thëne dhe tjetër ka bere. Nuk do te ketë paqe nese Rusia është e vendosur te vazhdoje luftimet. Ajo qe po ben dhe po sponsorizon Moska nuk eshte lufte kundër terrorizmit, por barbari”, theksoi Power.

Pavarësisht debateve te ditëve te fundit ne Këshillin e Sigurimit dhe raportimit alarmant te organizatës “Save the Children”, se gjysma e viktimave te sulmeve jane fëmije, situata ne terren nuk ka ndryshuar dhe nje armepushim duket i largët.