Vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Idlibit, humbin jetën 3 fëmijë

Vazhdojnë sulmet intensive ajrore të Rusisë, mbështetësit të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, në vendbanimet brenda kufijve të zonës së de-eskalimit. Në sulmet e avionëve luftarakë rusë në Idlib kanë humbur jetën tre fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi dhe mbështetësit e tij vazhdojnë sulmet tokësore dhe ajrore ndaj disa vendbanime në Khan Shaykhun dhe Hama.

Observatori i avionëve të opozitarëve dhe Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) kanë njoftuar se nga sulmet e avionëve luftarakë rusë mbrëmë në orët e vona, kanë humbur jetën tre fëmijë në një fshat të Idlibit.