Vazhdojnë pritjet e gjata deri në tri orë në Merdarë

Pritjet dhe kolonat e gjata po vazhdojnë edhe sot në pikëkalimin kufitar të Mërdarës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të MPB-së, për të hyr në Kosovë pritjet janë 90 deri në 120 minuta (apo dy orë), derisa për të dal janë 180-210 minuta (apo tri orë), shkruan Indeksonline.

Kolonat në hyrje janë të gjata deri në 1000 metra, e njejtë figuron gjendja edhe në dalje.

Pas Mërdares, pritjet deri në një orë janë të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kurse kolonat prej 500 deri në 600 metra.