Vazhdojnë ndihmat nga Turqia për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkup

Vazhdojnë ndihmat nga institucionet dhe organizatat e Turqisë për të prekurit nga përmbytjet katastofale në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup dhe rrethinë, ku humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Komuna Osmangazi në Bursa ka dërguar në Hasanbeg ndihma të ndryshme për të prekurit nga përmbytjet, konkretisht materiale ushqimore dhe higjienike, etj.

Në fjalën e tij zv.prefekti i Komunës së Osmangazit të Bursës, Junus Shahin, theksoj se kanë ardhur për të qene afër vëllezërve të tyre në Maqedoni dhe shtoj se ndihma është realizuar nëpërmjet autokolonave të ndihmave.

“Ne e dimë që sa herë kemi ndonjë nevojë vëllezërit tanë nga Maqedonia janë pranë nesh. Edhe ne jemi këtu për të qenë afër tyre kur ata kanë nevojë”, tha Shahin. Ai më tej shtoi se miqësia ndërmjet popujve të Turqisë dhe Maqedonisë nuk dëshmohet vetëm në ditët të mira, por kjo miqësi u dëshmua edhe në ditë të vështira.

Përveç kësaj Shahin duke uruar që edhe njëherë mos të ndodhin këto lloj katastrofash shprehu keqardhjen e tij për të gjithë të prekurit nga përmbytjet.

Kryetari i këshillit komunal në Komunën e Cairit, Sulejman Baki, u shpreh se numri i kamionëve të ardhur me ndihmë ka arritur në 17 dhe me këto kamionë është përmbyllur etapa e parë e ndihmave.

Duke u shprehur se institucionet e Turqisë që ne ditën e parë kanë ofruar ndihmë për rajonin Baki tha se “Prej tani e tutje do të mundohemi të sigurojmë ndihma siç janë mallra të bardhë, makineri për veshmbathjet, etj, nga institucionet organizatat e ndryshme siç janë AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Në përmbytjet katastorfale të 6 korrikut në Shkupi dhe rrethinë humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.