Varroset Muhamed Mursi, vetëm me praninë e familjarëve

Ish-Presidenti egjiptian Muhamed Mursi, u varros në Kajro, një ditë pasi vdiq gjatë seancës gjyqësore, siç thanë prokuroria nga “një sulm në zemër”.

Në vazhdën e padrejtësive përballë tij dhe familjes, atij iu mohua varrosja me xhemat, por vetëm familja e ngushtë u lejuan të merrnin pjesë në faljen e xhenazes në xhaminë e burgut Tora.

Ai më pas u varros në rajonin Nasr të Kajros, pasi nuk u lejua të varroset në vendlindje.

Djali i Morsit, Ahmed, tha në një postim në Facebook se autoritetet nuk kanë lejuar që Morsi të varroset në varrezat e familjes në provincën Sharkia.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International kërkoi hetime “të paanshme, të plota dhe transparente” të rrethanave të vdekjes së Mursit. /Mesazhi/