Varane, 25 vjeçar, 16 tituj të fituar

Katër Champions, tre Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, dy La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë Bote.

16 tituj, që formojnë rekordin e një lojtari, i cili është vetëm 25 vjeç. Ky është “plamaresi” i Raphael Varane, një mbrojtës, i cili ka hyrë në historinë e Real Madridit dhe, që nga 16 korriku 2018, edhe të Francës.

Me “pushtimin” e Rusisë, pas fitores në finale ndaj Kroacisë, francezi vetëm e ka rritur “legjendën” e tij. Një legjendë, që filloi ta shkruante në sezonin 2011-2012, kur ngriti trofeun e tij të parë: La Liga me 100 pikë. Më pas, ai ka fituar rregullisht trofe në konkurrencën e brendshme spanjolle, por edhe më gjerë.

233 ndeshje ka tashmë me fanellën e bardhë dhe 49 ndeshje me kombëtaren e Francës, më të cilën debutoi më 22 mars 2013. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Sepse tani, Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madridi dhe Franca.