Valverde lavdëron Ansu Fatin: Nuk është normal

Ernesto Valverde nuk ka kursyer lëvdatat për talentin e ri të Barcelonës, Ansu Fati.

Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka dhënë disa komente për paraqitjen e Ansu Fati, pas ndeshjes kundër Valencias.

Fati ishte spektakolar, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim në vetëm gjashtë minuta lojë.

Pas kësaj paraqitje, disa fjalë për të ka pasur edhe trajneri Valverde, fjalë të cilat sigurisht ishin vetëm pozitive.

“Nuk është e lehtë për askënd që të luajë për Barcelonën, aq më pak për një të ri sikur Fati” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Nuk është normale për të që të shënojë në topin e parë, dhe të asistoj në të dytin” shtoi tutje trajneri.

“Ansi ka kualitete që na përshtaten. Do të shohim potencialin që ai ka” ishin fjalët e Valverde.

Fitorja e së shtunës nga Barcelona e gjen skuadrën në pozitën e katërt në La Liga, me dy pikë më pak sesa Atletico Madrid që mbajnë kreun e tabelës.