Valverde deklarohet para ndeshjes Barcelona – Liverpool

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është deklaruar para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që skuadra e tij e zhvillon kundër Liverpool në ‘Camp Nou’.

“Liverpool është një ekip i fuqishëm, që luan në një nivel të lartë presioni dhe ritmi. Ata do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mundur”, ka deklaruar Valverde, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit, dhe kjo tregon se sa skuadër e mirë janë”.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë, por e dimë vlerën e ndalimit të shënimit të golave nga ata”.“Ne duhet të luajmë dy ndeshje të mira”.“Ne kemi një avantazh që tashmë kemi fituar ligën, por unë nuk mendoj se lodhja është një problem në këtë fazë”