Valon Behrami afër kalimit në Udinese

Futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami (32) është afër kthimit në kampionatin italian Seria A, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëse sot ai kalon kontrollin mjekësor mesfushori me përvojë do të nënshkruajë kontratë me Udinese-n.

Behrami edhe më tej ka kontratë me Watford-in anglez, deri në fund të këtij sezoni, por do ta ndërpresë me qëllim që t’i bashkëngjitet ekipit të Udinese. Të dy klubet, edhe Watford edhe Udinese, janë në pronë të familjes Pozzo, ashtu që rregullisht shkëmbejnë lojtarë.

Behrami një pjesë të karrierës e kaloi në Itali, prej vitit 2003 deri në vitin 2014, ku luajti për Genova, Verona, Lacio, Fiorentino dhe Napoli. Më pas shkoi në Hamburger SV, ndërsa nga viti 2015 është në Watford.

Behrami është i lindur në Mitrovicë, ndërsa për kombëtaren e Zvicrës ka luajtur 73 ndeshje duke shënuar dy gola.