Vaji i kanabisit do të ofrohet me recetë duke filluar nga muaji i ardhshëm

Prej shekujsh, vaji i kanabisit është përdorur por u ndalua në gjysmën e shekullit të 20-të. Mjekët në Britaninë e Madhe kanë konfirmuar se ky vaj do të shitet si ilac duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Që prej 1 nëntorit, ligji do të ndryshojë dhe të gjithë produktet me bazë kanabisi do të lejohen në Angli, Uells dhe Skoci.

Ky njoftim u dha nga një deklaratë me shkrim e Sajid Javid.

Ndryshimi i këtij ligji erdhi pas skandalit të një djali që vuante me epilepsi dhe nuk lejohej që të përdorte vajin. Nëna e Billy Caldwell krijoi një fushatë që detyroi Sajid Javid që të autorizonte lejen për përdorimin e vajit.

Sekretari i Shtetit ka insistuar se ndryshimi nuk do të thotë se Britania është një hap larg legalizimit të kanabisit./Ora News