Ushtria turke neutralizon 12 terroristë në veri të Irakut

Gjithsej 12 terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë operacioneve antiterroriste të ushtrisë turke të shtunën në veri të Irakut, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dje tha se gjashtë terroristë ishin neutralizuar gjatë operacioneve, ndërsa dy ushtarë turq ishin martirizuar dhe tetë të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.