Ushtria izraelite përdor plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë

Në rajonin Ebu Dis të Jerusalemit, të rinjtë palestinezë mbajtën protestë në mbështetje të të burgosurve palestinezë të cilët kanë hyrë në grevë urie. Ndërkaq, në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në protestë, njoftohet se janë plagosur shtatë protestues palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, në protestën e mbajtur në rajonin Ebu Dis për mbështetje të të burgosurve palestinezë të cilët ndodhen në grevë urie, kanë ndërhyrë ushtarët izraelitë.

Gjatë ndërhyrjes në protestë, thuhet se të rinjtë iu kundërvënë duke hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë, një palestinez është plagosur me plumb të vërtetë dhe 6 të tjerë me plumba gome kurse 11 protestues janë prekur nga gazi lotsjellës.

Ndryshe, rreth dy mijë palestinezë të hënën filluan grevë urie për t’i dhënë fund praktikave arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli dhe për përmirësimin e kushteve në burgje.