Ushtria e Kosovës në stërvitjen e NATO-s në Kroaci, alarmohet Serbia

Ushtria e Kosovës me ftesë nga selia e Aleancës Veriatlantike në Evropë, po merr pjesë në stërvitjet e NATO-s “IMmediate Response 19”.

Pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e NATO-s “Immediate Response 19”, nikoqire e të cilës është Kroacia, ka alarmuar mediat serbe.

Gazeta serbe “Vecernje Novosti’, shkruan sot se nuk dihet se në bazë të cilave kritere janë ftuar pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës në këtë stërvitje, por sipas tyre “jo zyrtarisht thuhet se kjo ishte dëshirë e amerikanëve, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë shkruan se nga ushtria kroate dje nuk është komentuar pjesëmarrja e ushtarëve të Kosovës, por ata edhe ashtu nuk kanë dërguar as ftesat forcave të armatosura të vendeve të tjera për pjesëmarrje në stërvitje.Kroacia gjatë këtij muaji dhe muajin e ardhshëm, do të organizojë tri stërvitje të madhe ushtarake të NATO-s.

“Immediate Response 19″,” Astral Knight 19″ dhe “Sëift Response 19” janë emërtimet e stërvitjeve në organizim të Komandës të Forcave Tokësore për Evropë (USEUCOM) që në koordinim me anëtaret e NATO-së dhe vendet partnere do të mbahen në Kroaci ka njoftuar ministria kroate e mbrojtjes në faqen e saj në internet.

Në këtë stërvitje marrin pjesë 1,600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, SHBA, Polonisë, Francës, Britanisë, Lituanisë, Maqedonisë së veriut, Italisë dhe Gjermanisë.

Qëllimi i stërvitjes është ushtrimi i lëvizshmërisë të forcës shumëkombëshe. Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria janë bashkë organizatore dhe nikoqir të ushtrimit.