Ushtria amerikane dërgon pajisje logjistike ushtarake në bazat e saj në Siri

Ushtria amerikane dërgoi pajisje logjistike ushtarake dhe automjete të blinduara në bazat e saj që ndodhen pranë fushave të naftës në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë nga pika kufitare El Velid në kufirin Irak-Siri kaloi një autokolonë prej 120 maunesh e cila përparoi drejt rajonit Al-Hasakah-Deirizor.

Në autokolonë ishin të përfshirë 4 automjete të blinduara, 50 mjete ‘pick up‘ 4×4, maune të mbuluara dhe një numër i madh tenkerësh (mjete çisternë).

Pas operacionit “Burimi i Paqes”, SHBA-ja praninë e saj në Siri e përqendroi mbi fushat e naftës nën okupimin e YPG/PKK-së, ku ajo ka kryer transferime me autokolona të përbërë nga qindra kamionë.

Forcat amerikane kanë prani në gjithsej 11 baza dhe pika ushtarake në rajonet Al-Hasakah dhe Deirizor të Sirisë cilat ndodhen në okupimin e YPG/PKK-së.

Komandantët amerikanë gjatë një takimi me krerët e fiseve në Deirizor më 15 tetor 2019, premtuan se nuk do të tërhiqeshin nga rajoni.

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë më 23 tetor 2019 tha se kanë vendosur nën siguri fushat e naftës në lindje të vendit dhe se disa ushtarë amerikanë do të qëndrojnë atje.