Ushtari izraelit hap flamurin e Arabisë Saudite, fton sauditët në Izrael

Një ushtar izraelit ka hapur flamurin e Arabisë Saudite dhe ka ftuar popullin saudit në vendin e tij, ka treguar një video e publikuar në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon e shpërndarë në Twitter me mesazhin “Nuk jemi armiq me Arabinë Saudite” në gjuhën arabe, një ushtar izraelit shihet duke hapur flamurin e Arabisë Saudite.

Ai thotë se do të ndiheshin të lumtur ta prisnin popullin saudit në Izrael dhe shpreh dëshirë për ta vizituar Arabinë Saudite.

Ushtari, grada e të cilit mbetet e panjour, shprehet se e duan Arabinë Saudite dhe se ata duhet ta vizitojnë Izraelin.

“Shpresojmë për paqe midis vendeve. Ne nuk jemi armiq të popullit saudit.

Në video, e cila me shpejtësi është përhapur në rrjetet sociale, vërehet prania e shumë ushtarëve izraelitë përreth.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta kundërshtuese dhe mbështetëse në seksionin e komenteve.