Ushtarët izraelit plagosin një fëmijë, por ajo që ja bëjnë prindërve të tij është edhe më e rëndë…

Forcat izraelite qëlluan dhe plagosën një fëmijë palestinez nga një distancë e afërt dhe pa ndonjë justifikim, dhe pastaj i penguan prindërit e tij që të qendronin pranë shtratit të tij spitalor. Lajmin e bëjnë të ditur mediat palestineze.

13 vjeçari me inicialet M.R u qëllua nga ushtarët izraelitë më 23 korrik, pasi ai kaloi në një pjesë neutrale në murin ndarës në Bregun e pushtuar perëndimor.

Pasi u dërgua në spital, ushtarët izraelitë e ruanin dhomën e tij, dhe i penguan prindërit e tij që të qëndronin me djalin e tyre për tetë ditë dhe madje e lidhën atë në shtrat.

Detajet e zymta gjenden në një raportin e lëshuar nga OJQ-ja izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem, të cilët thonë se adoleshenti u shtrua në spital për një muaj dhe iu nënshtrua tre operacioneve.

Përveç kësaj, OJQ thotë se prindërit e tij nuk ishin të pranishëm kur ai u mor në pyetje dhe kur iu ndalua qarkullimi. /MESAZHI/