Ursula von der Leyen në kërkim për vota për të siguruar postin e kreut të KE

Ursula von der Leyen ende nuk e ka siguruar postin e kreut të Komisionit Europian. Ministres gjermane të Mbrojtjes i nevojiten 374 vota në Parlamentin Europian me  747 eurodeputetë. Votimi do të zhvillohet të martën që vjen, në Strasburg, ndaj politikania gjermane i ka hyrë punës për të tërhequr mbështetje, e po i viziton me radhë grupet parlamentare.

60-vjeçarja nga radhët e CDU-së se Angela Merkelit premtoi Ursula von der Leyen ka premtuar javën e kaluar se së pari do të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë grupet parlamentare dhe ka premtuar, se shumë prej këtyre pohimeve do t’i marrë si udhërrëfim në punën e saj të re në Evropë.

“Këtu në Parlamentin Evropian rreh zemra e demokracisë evropiane”, tha Von der Leyen, e cila u shpreh e gatshme për dialog. Por shumë ekologjistë nuk u besojnë fjalëve të saj. Ata kërkojnë hapa konkretë. Ka sinjale sipas DË, se mes disa socialistëve, liberaleve dhe ekologjistëve ekziston një farë bindjeje se “Europa nuk duhet të mbetet në duart e Von der Leyen”,shkruan tch.

Në favor të politikanes veteran duket nuk shkon as fakti që ajo është mbështetur nga grupi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë edhe shumë populistë të djathtë. Në rast dështimi të kandidaturës se Von der Leyen në Strasburg, presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE duhet të paraqesin një propozim të ri brenda katër javësh.

Kaosi politik do të ishte i pa evitueshëm, sepse në këtë mënyrë do të kontestoheshin marrëveshjet për Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës, presidentin e Parlamentit dhe shefen e Bankës Qendrore Evropiane.