Urimet e para vijnë nga Lindja e largët – Shqiptarët në Malajzi urojnë Festën e Kuraban Bajramit

Dita e madhe e Kurban Bajramit sjell gëzime në të katër anët e botës.

Sot kjo festë më së pari filloi të festohet në lindje, dhe cdo minutë vjen e zbardhë edhe kah perëndimi.
Familja Shqiptaro – Malajziane, Ferizi në qytetin e Kuala Lumpurit ishin të parët që na uruan këtë festë, duke lutur Allahun që në mbarë botën të mbretëron paqja, gëzimi e siguria.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ditë të mira të vijnë për të gjithë njerëzimin dhe bajramet tjera të kalohen në paqe e siguri.