Unitedi kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Blackburn Rovers në 1/8 e FA Cup me rezultat 1-2.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ky ishte një kualifikim i merituar për në çerekfinale.

Goli i parë në takim erdhi nga Danny Graham në minutën e 17-të, ndërsa pas dhjetë minutash barazoi Marcus Rashford dhe me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa goli i fitores u shënua nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 75-të pas një asistimi nga Paul Poba.

Kundërshtari i ardhshëm i Man Utd do të mësohet pas shorit.