United-Liverpool, formacionet e mundshme

Sot në ora 17:30 në kuadër së javës së nëntë në Premier Ligë, do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool.

United këtë sezon është në formë të mjerueshme dhe po kërkon që t’iu rikthehet fitoreve, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër Liverpool gjatë këtij sezoni nuk di për humbje në kampionatin anglez, pasi në tetë ndeshjet e zhvilluara kanë arritur t’i fitojnë të gjitha.

United(4-2-3-1): De Gea, Wan-Bissaka, Tuanzebe, Maguire, Young, McTominay, Fred, Rashford, Mata, James, Martial.

Liverpool(4-3-3): Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Salah, Mane, Firmino.

Liverpool këtë sezon është në vendin e parë në tabelë me 24 pikë, derisa “Djajtë e Kuq”, janë në vendin e 14 me 9 pikë.