Unë jam Kapitalizmi

Përshëndetje Unë jam Kapitalizmi!

I rrita vajzat tuaja të vogla me Barbie Dolls.

Pse habiteni sot kur ato duan para për operacion estetik?

Unë kam krijuar një industri të madhe të modës për interesat e mia!

Kam marrë atë që dua, dhe shumica e vajzave 17-vjeçare janë të pakënaqura me dukjen e tyre të jashtme.

Unë jam kapitalizmi!

Mjafton që një grua të shfletojë një revistë të modës për 15 minuta dhe të mos i pëlqejë trupi i saj!

Unë jam kapitalizmi!

Unë i thërras gratë! Ju lutemi të vraponi për në Victoria’s Secret, para se ta kuptoni që jeni bërë objekt.

Unë jam kapitalizmi!

Ia arrita përsëri! I binda të gjitha gratë se nuk kishin asgjë për të veshur edhe pse dollapet e tyre ishin plot.

Unë jam kapitalizmi!

Unë e binda botën se gratë bjonde janë të bukura, kështu që 300 milionë gra përdorin rregullisht sapun për zbardhje në të gjithë Azinë.

Unë jam kapitalizmi!

Përshkak timin ka 600 milionë njerëz të trashë (obez) dhe 1.4 miliardë njerëz të uritur në botë!

Unë jam kapitalizmi!

Një fermeri që prodhon kafe për Starbucks, i duhen 3 ditë punë për të blerë një filxhan kafe prej saj!

Unë jam kapitalizmi!

Kur dëgjova se një fëmijë 15 vjeçar shiti veshkën për të blerë një iPad, u çmenda nga gëzimi!

Unë jam kapitalizmi!

Një fëmijë që punon për fabrikën e Disney në Tajlandë i duhet të punojë 55 ditë për të marrë para për të hyrë në Disneyland.

Edhe pse kontinenti Afrikan ka 90% të rezervave të arit në botë, ka vetëm katër miliarderë afrikanë në botë.

Çdo vit nga Afrika dalin diamante me vlerë prej 8.5 miliardë dollarësh, shumë kjo e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë së kontinentit.

Madonna ka 8 shtëpi vetëm në Londër, madhësia e të cilave mjafton për ti strehuar mesatarisht 600 njerëz të pashtëpi.

64% e yjeve të Hollivudit që ju i imitoni në jetën tuaj janë të varur nga kokaina.

Ndërsa 20 milionë fëmijë vdesin çdo vit, juve ju vjen turp të vishni të njëjtën këmishë dy herë në javë.

Unë jam Kapitalizmi dhe ju për cilin zot po flisni!

Myslimanët bëjnë “adhurim” në hotelet 5 yjëshe me pamje nga Qabja…

Unë jam Kapitalizmi dhe ju për cilin zot po flisni!

E gjithë bota e krishterë feston Kërshëndellat me babadimër vetëm për shitblerje dhe argëtim..

Unë jam Kapitalizmi dhe ju për cilin zot po flisni!

Të jeni të vetëdijshëm tashmë, unë jam i vetmi zot që ju adhuroni!

Përktheu Xhevat Beqiri

SHPËRNDAJE