UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampioneve 2019-20 do të mbahet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s u takua sot në Kiev përpara finales së këtij viti që do të diskutohet mes Liverpool-it dhe Realit të Madrid-it.
Gjithashtu, Komiteti ekzekutiv konfirmoi orarin për “Euro 2020”, i cili do të fillojë në stadiumin “Olimpico” në Romë të premten më 12 qershor 2020.
Ndeshja e parë do të luhet në orën 21:00 dhe nëse kualifikohen Italia do të jetë ajo njëra nga skuadrat në ndeshjen hapëse. .
Përfundimi do të jetë në stadiumin “Wembley” në Londër më 12 korrik, duke nisur nga ora 20:00 sipas orës lokale./oranews