Ua ndalojnë ferexhenë, gratë myslimane protestojnë në Vienë

Tre mijë persona protestuan në Vienë kundër vendimit për ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në vende publike.

Njëkohësisht vendimi ndalon mbajtjen e shamive dhe ferexhese nga funksionarë shtetërorë, gjykatëse dhe agjente policie.
Qindra gra dolen në rrugët e kryeqytetit austriak të mbuluara me ferexhe në formë proteste kunder ketij vendimi.

Parullat  e tyre në gjermanisht bënin apel për liri dhe theksonin se ferexheja është një zgjedhje personale.